Blinken mbërrin në Izrael, në fokus do të jetë kërkesa për minimizimin e sulmeve ndaj civilëve palesitenzë NULL NULL 03.11.2023 07:54 03.11.2023 07:54 Blinken Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka arritur në Izrael për vizitën e tij të dytë brenda një muaji prej kur Hamasi nisi sulmet më 7 tetor dhe Izraeli filloi ofensivën hakmarrëse në Gaza. Siç shkruan BBC, udhëtimi i Blinkenit do të fokusohet në masat për të minimizuar sulmet ndaj civilëve në Rripin e Gazës. Blinken ka bërë të ditur se nga Izraeli do të kërkojë masa konkrete për t’u siguruar që sulmet ndaj civilëve palestinezë do të reduktoheshin, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se Shtëpia e Bardhë ka bërë thirrje për një armëpushim për të lejuar dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza dhe kryerjen e evakuimeve.