Hamasi “ka të drejtë ligjore për të luftuar okupimin”, thotë zëdhënësi NULL NULL 02.11.2023 21:21 02.11.2023 21:21 Arkiv: Trupat e Hamasit Zëdhënësi i Hamasit, Ghazi Hamad, ka thënë se populli i tij ka “të drejtën ligjore për të luftuar pushtimin” dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, raporton SKynews, transmeton Klan Kosova. Gjatë një vizite në Liban, Hamad pohoi për NBC se grupi palestinez – i klasifikuar si një organizatë terroriste nga shtete si Britania e Madhe dhe SHBA – kishte vepruar në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Ai tha se mund të ketë pasur gabime gjatë sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit dhe se ishte kundër Islamit të vriteshin civilë. Hamasi vrau 1400 njerëz në sulmin e tij të befasishëm më 7 tetor, thotë Izraeli, duke marrë peng qindra të tjerë. NBC raportoi se Hamad tha se palestinezët nuk kishin alternativë ndaj Hamasit, sepse ishte i vetmi organ i angazhuar për të luftuar kundër pushtimit të tokës së tyre nga Izraeli – dhe se Autoriteti Palestinez në Bregun Perëndimor nuk kishte qenë në gjendje të parandalonte Izraelin që të lejonte më shumë vendbanime.