Netanyahu: Jemi në kulmin e betejës në Gaza NULL NULL 02.11.2023 16:53 02.11.2023 16:53 netanyahu Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli momentalisht gjendet në kulmin e betejës në Gaza. “Ne jemi në kulmin e betejës. Ne kemi pasur suksese mbresëlënëse dhe kemi kaluar periferi të qytetit të Gazës. Ne po përparojmë”, ka thënë Netanyahu. Korrespondenti i BBC-së në Gaza tha më herët se ushtria izraelite po luftonte Hamasin në pesë zona në veri të Rripit të Gazës.