Vdes figura ikonike e Harry Potter NULL NULL 14.01.2016 17:45 14.01.2016 17:45 Të gjithë adhuruesit e librit dhe të filmit “Harry Potter”, e mbajnë mend shumë mirë Sevrus Snape, njërin ndër personazhet kryesore të filmit. Aktori që luante këtë rol,. Britaniku Alan Rickman, ka ndërruar jetë sot në moshën 69 vjeçare. Familja e tij, e ka konfirmuar vdekjen e aktorit duke thënë se ai kishte kohë që vuante nga kanceri. Alan kishte qenë fitues i çmimit Golden Globe dhe njëherë fitues i çmimit Tony. “Ai ishte i rrethuar me miq e familjarë”, kanë thënë pjesëtarët e tij të familjes të pikëlluar për vdekjen e Alan në një deklaratë dhënë për BBC-në, transmeton Klan Kosova. Aktori Daniel Radcliffe që luan rolin e Harry Potter, i ka dedikuar një shënim të gjatë aktorit që ndërroi jetë duke thënë se ai ishte ndër aktorët më të mirë me të cilët ai kishte punuar. “Alan Rickman është pa dyshim njëri ndër aktorët më të mëdhenj me të cilët kam punuar ndonjëherë. Ai gjithashtu, ishte ndër njerëzit më besnikë dhe mbështetës që kam takuar në industrinë e filmit”, ka shkruar Radcliffe, transmeton Klan Kosova.