Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

300 trupa të tjera amerikane drejt Lindjes së Mesme

NULL NULL
31.10.2023 18:57
trupat amerikane

Rreth 300 trupa shtesë amerikane po dërgohen në Lindjen e Mesme, kanë thënë nga Pentagoni, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.

Bëhet e ditur se ushtarët nuk do të shkojnë në Izrael.

ShBA kanë parë një rritje të sulmeve ndaj trupave të saj në Lindjen e Mesme që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas.

Javën e kaluar, ShBA paralajmëroi se ekzistonte rreziku i një “përshkallëzimi të rëndësishëm” të sulmeve pasi lufta kërcënon të zgjerohet në një konflikt rajonal.

Amerika ka rreth 2500 trupa në Irak dhe 900 në Siri.

lajme të ngjashme