Mal i Zi: Dritan Abazoviq lë qeverinë, s’shkon në kuvend (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 30.10.2023 20:36 nga Flamur Gajtani 30.10.2023 20:36 Tri herë e gjysmë më shumë qëndroi me mandat teknik sesa me të rregullt. Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i pari shqiptar në këtë post mori detyrën 29 prillin e 2022-ës, por në krye të qeverisë qëndroi vetëm afër 4 muaj, kur më 20 gusht u shkarkua pas mocionit të mosbesimit. Shkas për ta rrëzuar shqiptarin nga Ulqini qe marrëveshja që ky nënshkroi me Kishën Serbe për rregullimin e marrëdhënieve të tyre, njofton Klan Kosova. Kjo pasoi me shpalljen e zgjedhjeve të reja të cilat u mbajtën më 11 qershor të këtij viti prej ku partia URA e Abazoviq mori 12.3% të votave apo e katërta. Zgjedhjet i fitoi ‘Lëvizja Evropa Tani’ me 26% të votave, gjë që pasoi me mungesën e numrave gjatë kësaj kohe. Së fundi u krijua koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, i njohur për orientimin e tij pro-ruso-serb nga mandatari Milojko Spajiq. Seanca për votimin e ekzekutivit të ri nisi të hënën, por diskutimet vazhduan deri vonë pasdite. Ato i bojkotoi kryeministri në detyrë Dritan Abazoviq i cili publikoi një fotografi me kabinetin e tij duke i falënderuar për punën e bërë. Gjatë 18 muajve në karrigën e shefit të qevrisë, ulqinaku deklaroi disa herë se bëri punë më shumë se krejt qeveritë e shkuara malazeze, përfshirë edhe ujdinë me kishën serbe e cila sipas tij e njeh si shtet Malin e Zi. Veç si shefi i 35-të i qeverisë, Abazoviq ka shërbyer edhe zi zëvendëskryeministër gjatë mandatit të Zdravko Krivokapiq.