Bastisje edhe në shtëpinë e Bashkim Smakajt (VIDEO) NULL NULL 30.10.2023 10:16 30.10.2023 10:16 Prokuroria e Dhomave të Specializuara të Kosovës po zhvillon bastisje në shtëpinë e Bashkim Smakajt, ish këshilltar i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë. Bastisja tek Smakaj, është në proces teksa një ekip i Klan Kosovës po qëndron aty për ta përcjell nga afër ngjarjen. Bastisje, ka pasur edhe tek Blerim Shala, po ashtu ish-këshilltar i ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Klankosova.tv ka kontaktuar me Prokurorinë e Speciales dhe është në pritje të një përgjigjeje, njofton Klankosova.tv.