Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ngjarja tragjike në Vushtrri: Viktima u dërgua pa shenja jete në QKUK, njëri nga të plagosurit futet në operim

NULL NULL
29.10.2023 20:14

Një ngjarje tragjike e ka tronditur Vushtrrinë.

Si pasojë një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën.

Dy persona u arrestuan si të dyshuar lidhur me rastin.

Drejtori i Emergjencës Naser Syla, tha për Klankosova.tv tha se viktima ishte dërguar pa shenja jete në QKUK.

Syla tha se njëri nga të plagosurit i cili është në gjendje të rëndë është dërguar në sallën e operimit, ndërkaq tjetri u dërgua në Klinikën e Ortopedisë.

“Njëri nga të plagosurit është transferuar në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm kurse tjetri i plagosur pas reanimimit kardiopulmonar dhe masave të ndërmarra nga ekipi kujdestar, sepse ka ardh pa shenja jete në emergjencë – është dërguar në sallë të operacionit në Emergjencë nga ekipi i anestezionit, kirurgjisë vaskulare dhe kirurgjisë torakale”, tha Syla për Klankosova.tv.

Policia konfirmon vrasjen në Vushtrri: Dy të arrestuar, konfiskohet një armë

lajme të ngjashme