Momenti kur çikat e Kosovës e fituan medaljen e bronztë në Botërorin e karatesë (VIDEO) NULL NULL 29.10.2023 15:23 29.10.2023 15:23 Vajzat e Kosovës e shkruan historinë duke u renditur në vendin e tretë në Kampionatin Botëror të Karatesë, në ngjarjen që u zhvillua në Budapest të Hungarisë. Karateistet kosovare triumfuan ndaj Kazakistanit me rezultat 2-0, për ta siguruar medaljen e bronztë. Ndërkohë, në konkurrencën e meshkujve, Kosova u pozicionua në vendin e nëntë. /Klankosova.tv.