Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes një person në Gjakovë, dyshohet se u rrokullis me traktor

NULL NULL
28.10.2023 09:47
Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Të premten rreth orës 11:30 në fshatin Orizë të Gjakovës një person ka vdekur duke punuar në tokën.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dyshohet se ka vdekur si pasojë e rrokullisjes me traktor, raporton Klan Kosova.

“Fsh. Orize, Gjakovë 27.10.2023 – 11:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar tokën, dyshohet se nga pakujdesia është rrokullisur me traktor dhe si pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

lajme të ngjashme