Gjakovë: Plagosi babanë e djalit që ia mori gruan, 5 vjet e 3 muaj burgim dorasit NULL NULL 27.10.2023 13:18 27.10.2023 13:18 Me pesë vjet e tre muaj burgim është dënuar i akuzuari A.N. në Gjakovë për veprat penale, “Vrasje e rëndë” në tentativë dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Kështu ka njoftuar Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti për Krime të Rënda, e cila thotë se i pandehuri e ka pranuar fajësinë se ka dashur të vrasë F.N., babanë e A., djalit i cili e kishte marrë për grua bashkëshorten e A.N, raporton Klankosova.tv. Sipas Gjykatës, i pandehuri A.N., akuzohet se “me 25 maj 2023 në Gjakovë, me dashje ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin F.N., meqë djali i tij A., ditë më parë e kishte marrë për grua bashkëshorten e të pandehurit”. “Ditën kritike i pandehuri ka marrë revolen e tipit Ekol Tuna të kalibrit 6.35×15 mm, ka dalë në qytet dhe me të takuar të dëmtuarin F.N., rreth orës 12:20 min i cili po vinte rrugës përballë tij me biçikletë në dorë, i pandehuri ndalet, kthehet prej tij dhe i thotë ‘ku je mar p… nënës tone’, e nxjerrë revolen nga xhepi, dhe në distancë prej 2 metra shkrep një herë në të duke e mbajt armën në dorë derisa i dëmtuari ik dhe futet me të shpejtë në një lokal. Më pastaj i pandehuri largohet me shpejtësi nga aty ndërsa i dëmtuari për shkak të plagëve të marra dërgohet për ndihmë të shpejtë në spitalin Rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë, i cili pas trajtimit, nga ekzaminimi mjeko-ligjor ka rezultuar me lëndime të lehta trupore dhe me lëndim të përkohshëm të shëndetit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës. Me këtë rast, është konfiskohet një pistoletë gjysmë automatike, e kalibrit 6.35×15 mm, së bashku me dy fishekë 6.35×15 mm dhe një brisk, të cilën armë ditën kritike e kishte përdorur i pandehuri, si objekte të kryerjes së veprës penale. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.