Izraeli thotë se 250 objektiva të Hamasit janë goditur të mërkurën NULL NULL 26.10.2023 09:49 26.10.2023 09:49 Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se avionët luftarakë kanë goditur 250 objektiva të Hamasit në Gaza gjatë të mërkurës, duke përfshirë qendrat e komandës, infrastrukturën, tunelet dhe raketat. Marina izraelite shkatërroi veçmas një pikë lëshimi të raketave tokë-ajër të Hamasit në zonën Khan Younis të Gazës, thotë IDF, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Disa orë më parë, një kanal Telegrami i drejtuar nga Hamas tha se goditi një helikopter izraelit me një raketë tokë-ajër pranë kampit të refugjatëve Bureij në Gaza.