Mediat siriane raportojnë për sulme ajrore izraelite në aeroportet e Damaskut dhe Aleppos NULL NULL 22.10.2023 09:14 22.10.2023 09:14 Agjencia shtetërore siriane e lajmeve ka raportuar për sulme sulme ajrore izraelite kundër aeroporteve të Damaskut dhe Aleppos në orët e para të së dielës. “Rreth orës 5:25 të mëngjesit të sotëm, armiku izraelit kreu njëkohësisht një agresion ajror me breshëri raketash nga drejtimi i Detit Mesdhe në perëndim të Latakisë dhe nga drejtimi i Golanit të pushtuar sirian, duke synuar aeroportet ndërkombëtare të Damaskut dhe Aleppos. ”, raportoi agjencia, duke cituar një burim ushtarak. Agjencia tha se një punonjës në aeroportin e Damaskut ishte vrarë dhe një tjetër u plagos, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Sipas kësaj agjencie, dëmtimi i pistave në të dy aeroportet i kishte nxjerrë jashtë funksionit dhe se trafiku ajror po devijohej në qytetin e Latakisë. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit i thanë CNN se nuk kishin asnjë koment mbi raportet.