Konflikti në Gaza, Borrell: Civilët e pafajshëm po paguajnë çmimin më të lartë NULL NULL 17.10.2023 22:33 17.10.2023 22:33 Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se lajmet që vijnë nga spitali Baptist Al-Ahli Arabi në Gaza e shtojnë tmerrin tragjedisë. Në platformën X ai ka shkruar se civilët e pafajshëm paguajnë çmimin më të lartë, raporton Klan Kosova. “Lajmet që vijnë nga spitali Baptist Al-Ahli Arabi në Gaza e shtojnë tmerrin tragjedisë që po shpaloset para syve tanë prej ditësh. Edhe një herë, civilët e pafajshëm paguajnë çmimin më të lartë. Përgjegjësia për këtë krim duhet të përcaktohet qartë dhe autorët të mbahen përgjegjës”, ka shkruar Borrell.