Cilat janë tre funksionet e marshit N-neutral? NULL NULL 15.10.2023 21:56 15.10.2023 21:56 Veturat e reja zakonisht marshet (shpejtësitë) i kanë automatike. Kjo formë e ngasjes po ua lehtëson shoferëve edhe mënyrën e vozitjes. Por, pyetja shtrohet se nëse ata i dijnë krejt funksionet e marsheve, sidomos të atij N-neutral? Një ekspert i vozitjes i ka zbuluar tri funksione të marshit (neutral) apo thënë ndryshe ler. Njohja e këtyre funksioneve, jo vetëm që kursen karburantë por edhe shpëton jetë si dhe lehtëson vozitjen. E para, kur vetura ndalon në semafor, shumica e shoferëve e mbajnë frenin me këmbë edhe veturën në lëvizje. Kjo përpos që e bën veturën që të shpenzojë, motori liron edhe më shumë dioksid karboni, shkruan The Sun përcjell Klankosova.tv Andaj, shoferët kur ndalojnë në semafor, duhet që çdoherë ta vendosin marshin në N-neutral dhe ta vendosin frenin e dorës. E dyta, kur vetura prishet dhe duhet të tërhiqet. Dhe, e treta, kur vetura është gati të ndalojë, ku nga pozicioni D marshi kalon në N. E kur vetura ndalon plotësisht, atëherë marshit duhet të lëviz në drejtim të P-parking dhe më pas vendoset freni i dorës.