Procesi i Berlinit: Kurti dhe tjerët me ujdi për katër zanate (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 15.10.2023 20:16 nga Flamur Gajtani 15.10.2023 20:16 Vëmendja e Bashkimit Evropian do të zhvendoset të hënën e 16 tetorit në kryeqendrën shqiptare. Tirana do jetë nikoqire e Samitit të Procesit të Berlinit që pritet t`i mbledhë liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku do të nënshkruhet edhe ujdia për njohjen e ndërsjellë edhe të 4 zanateve si infermierët, kirurgët, mamitë e veterinarët, njofton Klan Kosova. Nga njëra prej kategorive përfituese, kirurgët, janë optimistë për mundësinë, veçmas për luginasit që ballafaqoheshin me procedura administrative për të nostrifikuar licencën. Për ta rritur lidhjen e rajonit me BE-në drejt një tregu të përbashkët, lehtësira do ketë edhe më, si për klimën, tregtinë e transportin. Por për Vlora Çitakun, ish-ministre e Integrimeve, Qeveria e Kosovës aty duhet ta ngris zërin kundrejt agresionit serb më 24 shtator. Për këtë siguroi këshilltari i kryeministrit, Jeton Zulfaj, që shtoi se cenimi i sigurisë rajonale nga Serbia, do të jetë theksi i kryeministrit Albin Kurti.