Blin Kuka e fiton medaljen e argjendtë në evropianin e xhudos NULL NULL 15.10.2023 18:09 15.10.2023 18:09 Xhudisti nga Kosova Blin Kuka, ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në Kupën Evropiane U18 të xhudos që po mbahet në Berlin të Gjermanisë. Ai në finale humbi nga polaku Mateusz Wacko. Kuka, raundi e parë e kaloi pa luftë derisa të dytin e mposhti xhudistin belg, David Ngoumou, shkruan KosovaPress përcjell Klankosova.tv Në çerekfinale, xhudisti kosovar e mposhti atë polak, Adam Grzeskowiak, ndërsa në gjysmëfinale mposhti xhudistin nga Luksemburgu, Micha Welter. Por, në finale u ndal nga polaku Wacko, nga i cili u mposht dhe mbeti me medaljen e argjendtë.