Edi Rama dhe Albin Kurti të ndarë në tribuna, përballë banerit “Mallkue qoftë kush s’na do bashkë” NULL NULL 12.10.2023 23:57 12.10.2023 23:57 “Mallkue qoftë kush s’na do bashkë”, ka qenë njëri prej banerëve të shpalosur sonte në “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri-Çeki, të cilën kuqezinjtë e fituan 3:0. Por ajo që ka rënë në sy, është qëndrimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Edi Ramës së Shqipërisë. Nga pamjet e publikuara kryeministrat Kurti dhe Rama kanë qëndruar krejt ndaras, transmeton KlanKosova.tv. Kjo pamje është quajtur e shëmtuar nga analistët në studion e sportit në KlanKosova.