Daku: Falënderues ndaj çdo shqiptari për mbështetjen NULL NULL 12.10.2023 23:40 12.10.2023 23:40 Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, ka folur për lojën që patën sot me Republikën e Çekisë, ku fituan me rezultat 3-0. Ai për Klan Kosovën ka pohuar se është falënderues ndaj të gjithë shqiptarëve për mbështetjen që i japin. “Kemi luftuar që ekipi të fitoj, ne e arritëm këtë gjë. Vetëm ndonjë mrekulli jashtëtokësore mundet të na ndalë për Evropian”. “I jam falënderues shumë çdo shqiptari si këtu dhe jashtë përmes potimeve e gjërave të tjera që i bëjnë. Ndjehem mirë që po na vlerësojnë”, ka thënë Daku./Klankosova.tv