Macron: Katër fëmijë mes 17 shtetasve francezë të zhdukur në Izrael NULL NULL 12.10.2023 18:03 12.10.2023 18:03 Presidenti francez, Emmanuel Macron, u ka folur liderëve të partive të ndryshme politike për krizën në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Hamasit. Ai u tha atyre se 17 shtetas francezë ishin ende të zhdukur pasi Hamasi nisi sulmet e tij në fundjavë – duke përfshirë katër fëmijë. Një zëdhënëse e ministrisë së jashtme u tha gazetarëve se statusi i shtetasve francezë të zhdukur konsiderohej si “shumë shqetësues”. Përveç kësaj, numri i shtetasve francezë të vrarë në sulmin e së shtunës është rritur në 12, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.