Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Izraeli nis ofensivë ndaj Sirisë?

NULL NULL
12.10.2023 14:21
EDITORS NOTE: Graphic content / Algerian rescue aid arrives at Aleppo International Airport on February 7, 2023, one day after a deadly earthquake hit Syria and Turkey. The 7.8 magnitude quake struck near the Turkish city of Gaziantep before dawn, killing more than 2,300 people in Turkey and more than 1,400 in neighbouring Syria. (Photo by AFP)

Televizioni shtetëror i Sirisë tha se Izraeli nisi të enjten sulme në aeroportet kryesore në kryeqytetin Damask dhe qytetin verior të Alepos.

Kanali i medias lokale Sham FM tha se mbrojtja ajrore siriane u nis në përgjigje të të dy sulmeve, transmeton klankosova.tv.

Ai tha se kishte pasur dëme, por jo viktima në aeroportin e Alepos, por nuk dha asnjë informacion mbi ndikimin e sulmit në aeroportin e Damaskut.

”Ushtria izraelite zakonisht nuk komenton incidente të tilla dhe nuk kishte asnjë deklaratë të menjëhershme prej saj të enjten.
Izraeli ka kryer prej vitesh sulme kundër atyre që i ka përshkruar si objektiva të lidhura me Iranin në Siri, duke përfshirë edhe aeroportet e Alepos dhe Damaskut”, shkruan Reuters.

‘Burimet kanë thënë se sulmet në aeroporte kanë për qëllim të prishin linjat e furnizimit iranian në Siri, ku ndikimi i Teheranit është rritur që kur filloi të mbështesë presidentin Bashar Assad në luftën civile që filloi në 2011”.

Sulmet erdhën një ditë përpara se ministri i jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian, të vizitonte Sirinë.

Të enjten, ekipet teknike ishin jashtë për të përcaktuar shkallën e dëmit në të dy vendet, tha ministria e transportit e Sirisë.

lajme të ngjashme