Biden: Sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, më vdekjeprurëset që nga Holokausti NULL NULL 11.10.2023 23:23 11.10.2023 23:23 Joe Biden Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, e ka cilësuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit si ditën më vdekjeprurëse për hebrenjtë që prej Holokaustit. Biden këto komente i bëri derisa po fliste me udhëheqësit hebrenj në Uashington, teksa tha se sulmet e Hamasit janë mizori e pastër. Ai gjithashtu u tha atyre se vendosja e anijeve ushtarake dhe avionëve amerikanë më afër Izraelit duhet të shihet si një sinjal për Iranin. “Ne ua kemi bërë të qartë iranianëve: Jini të kujdesshëm”, tha Biden, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv. Në luftimet mes Hamasit dhe Izraelit deri më tani janë vrarë 1 mijë e 200 izraelitë, ndërsa janë shënuar mbi 1 mijë e 100 viktima palestineze. Kujtojmë se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është nisur për vizitë zyrtare në Izrael, në shenjë mbështetjeje ndaj shtetit hebre. Ai po ashtu pritet që nesër të takohet edhe me presidentin e autoritet palestinez, Mahmoud Abbas.