Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lufta Izrael-Palestinë: Raketat lëshohen nga Libani jugor

NULL NULL
10.10.2023 17:24
izrael lufta

Një breshëri raketash është lëshuar drejt Izraelit, raporton agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar tre burime të sigurisë.

Një burim sigurie tha se bombardimi u krye nga fraksionet palestineze.

Granatimet po godisnin zonën jugore nga e cila u lëshuan raketat, tha një burim i dytë.

Është dita e tretë radhazi e dhunës përgjatë kufirit Libano-Izraelit, me ditën e djeshme më vdekjeprurëse që nga lufta e vitit 2006.

Gjashtë persona u vranë: tre anëtarë të Hezbollahut, një oficer izraelit dhe dy militantë palestinezë.

Hezbollahu ka shprehur mbështetje për palestinezët, duke thënë se “armët dhe raketat” e tij janë me ta.

lajme të ngjashme