Të paktën tre amerikanë të vrarë në sulmet në Izrael NULL NULL 08.10.2023 22:35 08.10.2023 22:35 Izraeli mbremja Të paktën tre amerikanë janë vrarë pas sulmeve në Izrael, sipas një memorandumi të brendshëm të qeverisë amerikane. Më herët, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken tha se ShBA kishte marrë raporte për amerikanë të zhdukur dhe të vdekur dhe administrata po punonte për të verifikuar. Memorandumi i brendshëm thotë se Departamenti i Shtetit është në dijeni të tre shtetasve amerikanë të vrarë.