Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Biden, Izraelit: Mbështetja për ju është e fortë dhe e palëkundur – terrorizmi nuk justifikohet kurrë

NULL NULL
07.10.2023 17:54
joe biden

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, gjatë bisedës që ka pasur me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, pas sulmeve të Hamasit ka thënë se terrorizmi nuk justifikohet kurrë.

Biden tha se Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten dhe popullin e tij, teksa shtoi se ShBA-ja e dënon pa mëdyshje sulmin e tmerrshëm të terroristëve të Hamasit.

“Terrorizmi nuk justifikohet kurrë. Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten dhe popullin e tij. Shtetet e Bashkuara paralajmërojnë çdo palë tjetër armiqësore ndaj Izraelit që kërkon përfitime në këtë situatë. Mbështetja e administratës sime për sigurinë e Izraelit është e fortë dhe e palëkundur”, tha Biden, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Biden tha se ShBA-ja po e ndjek nga afër situatën dhe se ai do të mbetet në kontakt të ngushtë me Netanyahun.

lajme të ngjashme