Ndalesa rrugës për të blerë ushqim, e bën milioner NULL NULL 03.10.2023 18:11 03.10.2023 18:11 Një çift nga Kalifornia e ShBA-së u ndal për të blerë taco nga një kamionetë rrugës dhe ky vendim e çoi në fitimin e xhekpotit prej 1 milion dollarësh në lotari. Tim Dynes u tha zyrtarëve të Lotarisë së Kalifornisë se gruaja e tij kërkoi taco kur ata ishin duke u kthyer nga një udhëtim jashtë shtetit, kështu që ndaluan te një kamion tacoje në Patterson. Dynes shtoi se shpesh blen bileta lotarie me gërvishtje nga pika e karburantit përballë kamionit, kështu që edhe kësaj radhe ndoqi traditën e tij të zakonshme dhe mori një biletë gërvishtëse Diamond 8. Lojtari gërvishti biletën e tij teksa priste ushqimin t’i bëhet j gati dhe zbuloi se ishte fitues i çmimit prej 1 milion dollarësh. “Askush nuk e dinte se unë fitova – madje as gruaja ime, derisa i tregova asaj rrugës për në shtëpi”, kujton Dynes, raporton Upi, transmeton Klan Kosova. Dynes shtoi se ai ka fituar çmime me vlerë më shumë se 100 dollarë më parë, por asgjë nuk do ta konsideronte si një çmim të madh.