Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Skandali i ministres Hajdari me kartelat e MINT-it, policia arreston një 33-vjeçare

NULL NULL
02.10.2023 23:01

Policia e Kosovës ka arrestuar sonte një 33-vjeçare, si e dyshuar lidhur me skandalin e ministers, Rozeta Hajdari me kartelat e MINT-it.

Kjo u konfirmua për klankosova.tv, nga zyrtarja për informim e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarën: N.K. femër 33 vjeçare, shtetase e Republikës së Kosovës”.

Ajo tha se e dyshuara me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

”Ndërkohë që hetuesit e stacionit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin”.

Skandalin e ministers Hajdari me kartelat e MINT-it, e kanë konfirmuar sot për Klan Kosovën edhe nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, ku rasti është cilësuar me veprën penale “vjedhje e rëndë”.

lajme të ngjashme