Njësia Speciale në Banjskë zëvendësohet me Njësitin për Ndërhyrje të Shpejtë NULL NULL 02.10.2023 16:56 02.10.2023 16:56 Në Banjskë të Zveçanit është reduktuar prezenca e Njësive Speciale e Policisë së Kosovës duke u zëvendësuar me atë të Njësitit për Ndërhyrje të Shpejtë. Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Veton Elshani, zëvendëskomandanti i drejtorisë rajonale të policisë në Mitrovicën veriut. “Kjo është bërë për shkak të nivelit më të ulët të rrezikshmërisë, pasi ka zbritur niveli i rrezikshmërisë dhe është i vogël. Po ashtu, është kontrolluar pothuajse e gjithë ajo zonë që të mos rrezik për mjete shpërthyese”. Ai bëri të ditur se jeta në atë zonë qetë po i kthehet normalitetit. “Sot për herë të parë i kemi thirrur edhe zjarrfikësit për të pastruar rrugët dhe zonën, dhe jeta dalëngadalë është duke iu kthyer normalitetit”, ka thënë Elshani. Më 24 shtator, të dielën e javës së kaluar, në Banjskë është vrarë polici Afrim Bunjaku, nga një grup i terroristëve serbë. Policia e Kosovës tre prej tyre i ka vrarë, dhe tetë të tjerë i ka plagosur.