Një burrë dhe një grua arrestohen për shpëlarje parash në Prizren NULL NULL 28.09.2023 08:53 28.09.2023 08:53 Të mërkurën janë arrestuar një burrë dhe një grua në Prizren, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Shpëlarje të Parave”. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të njëjtit dyshohen se veprën e kanë kryer më 01.06.2019, raporton Klan Kosova. “Prizren 01.06.2019-16:00. Më 27.09.2023 janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovarë, nën dyshimin se vite më parë kanë kryer veprën e cekur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.