Sulmohen dhe kërcënohen me armë dy persona në malin e Krivenikut në Han të Elezit NULL NULL 19.07.2026 09:00 19.07.2026 09:00 Një person ka pësuar lëndime trupore, ndërsa dy qytetarë janë kanosur me armë zjarri në një incident të ndodhur të shtunën në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit. Sipas policisë, dy ankues kanë raportuar se, derisa ndodheshin në zonën malore, janë takuar me katër persona. Gjatë përballjes, të dyshuarit dyshohet se i kanë kërcënuar me armë zjarri dhe më pas i kanë sulmuar fizikisht, transmeton Klankosova.tv. Si pasojë e sulmit, njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.