Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjakovë: Telefonoi rrejshëm policinë për një vrasje, arrestohet i dyshuari

NULL NULL
27.09.2023 21:21
policia e kosoves
Foto nga Arkiva: Policia e Kosovës

Një rast tejet i çuditshëm ka ndodhur ditën e sotme në Gjakovë.

Një person ka telefonuar dhe ka raportuar rrejshëm për një vrasje në fshatin Ramoc.

I dyshuari është arrestuar nga policia.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Lumni Graishta, drejtor rajonal i policisë në Gjakovë.

Ai tha se i dyshuari në momentin e raportimit nuk ka pranuar të jap identitetin e tij.

“Ne e kemi parë si të dyshimtë këtë informacion, por s’kemi mundur ta injorojmë për shkak të ndjeshmërisë së raportimit. Njësitet përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar edhe me banorët e këtij fshati dhe nuk ka rezultuar ashtu siç ishte raportuar rasti”, tha Graishta.

“Më pas i jemi kthyer hetimeve edhe për personin e dyshuar i cili e ka raportuar rastin. Kemi arritur ta identifikojmë dhe ai është arrestuar. Me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë dhe rasti është hapur si “Deklarim i rremë”, theksoi ai për Klankosova.tv

lajme të ngjashme