Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Distria Krasniqi e argjendtë në Azerbajxhan

NULL NULL
22.09.2023 15:28
Tokyo 2020 Olympics - Judo - Women's 48kg - Semifinal - Nippon Budokan - Tokyo, Japan - July 24, 2021. Distria Krasniqi of Kosovo reacts after winning REUTERS/Hannah Mckay

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin, që po mbahet në Azerbajgjan.

Distria në finale u mposht nga japonezja Kisumi Omori, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Përndryshe, Distria në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Wazaari, garuesen nga Brazili, Jessica Pereira.

Në çerekfinale mposhti me Ippon në sekondat e para, garuesen nga Maroku, Soumiya Iraoui.

Distria në gjysmëfinale mposhti me tri dënime për Ippon në vazhdime, garuesen italiane, Odette Giuffrida, nënkampione olimpike nga Rio 2016.

lajme të ngjashme