Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një i ndaluar për vrasjen në Malishevë, ky besohet të jetë motivi

NULL NULL
20.09.2023 11:12
Gjykata, drejtësia çekiqi

Një vrasje ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës në fshatin Banjë e Malishevës.

Lidhur me rastin është deklaruar Prokuroria Themelore e Gjakovës.

Bashkëpunëtori profesional Hekuran Batusha, tha për Klankosova.tv se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Brenda afatit ligjor do të bëhet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”,tha Batusha.

Ai theksoi se me kohë do të bëhen të ditura edhe detaje të tjera rreth rastit.

Klankosova.tv mëson nga burimet se motivi që ka çuar deri tek vrasja.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se rasti lidhet rreth punës të cilën e kanë bërë dorasi dhe viktima.

Vritet një person në Malishevë

Vrasja në Malishevë: Dorasi dhe viktima ishin të njohur mes vete

lajme të ngjashme