Klinë: Vdes një person pasi rrotullohet me traktor NULL NULL 20.09.2023 08:44 20.09.2023 08:44 Foto ilustruese Një person ka vdekur në fshatin Qabiq të Klinës. Viktima derisa ishte në pyll, është rrotulluar me traktor dhe ka pësuar lëndime trupore. Ai është dërguar në Spitalin e Pejës dhe më pas nga mjekët është informuar se viktima ka vdekur. Rasti është duke u hetuar, njofton policia, përcjell Klankosova.tv