Një grua plaçkitet nga dy të armatosur në Prishtinë NULL NULL 15.09.2023 09:32 15.09.2023 09:32 Të enjten në mesditë, një grua ka raportuar në Polici se është plaçkitur nga dy persona të armatosur në Prishtinë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore, raporton Klan Kosova. “Viktima femër kosovare ka raportuar se dy persona të panjohur dhe të armatosur kanë kryer veprën e lartcekur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raport.