David Bowie feston ditëlindjen me kryevepër (AUDIO) NULL NULL 08.01.2016 19:14 08.01.2016 19:14 David Bowie e ka festuar sot ditëlindjen e 69-të, një numër ky sinjifikativ, me publikimin e albumit “Blackstar”. Kritikët kanë vetëm fjalë miradije për këtë vepër të radhës. Këngëtari, kompozitori dhe aktori rikthehet në skenë pas albumit “The Next Day”, të cilin e lansoi në vitin 2013, pas një pushimi 10 vjeçar, me të cilin arriti sukses të pamohueshëm, transmeton Klan Kosova. “Blackstar” është koproduksion i Bowie-t me bashkëpunëtorin e tij të kamotshëm, Tony Visconti, dhe përmban 7 këngë (1. “Blackstar”, 2. “‘Tis a Pity She Was a Whore”, 3. “Lazarus”, 4.”Sue (Or in a Season of Crime)”, 5. “Girl Loves Me”, 6. “Dollar Days”, 7. “I Can’t Give Everything Away”). Gazeta Guardian e ka konsideruar albumin “shkëputje magjike e Bowie-t me të kaluarën e tij”, NME ka konstatuar se “në të ka jazz, rock industrial, soul balada, folk-pop, bile edhe hip-hop”, ndërsa Rolling Stone ka thënë se është “rebelues, kryevepra më e mirë anti-pop e Bowie-t që nga vitet e 1970-a”. Albumin e plotë mund ta dëgjoni këtu https://www.youtube.com/watch?v=eDLzf-oCT4o&feature=iv&src_vid=Zk1etr2EF_Y&annotation_id=annotation_2931623457