Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

QKMF-ja e Prishtinës pa mjekësi të punës, këtë rol e kryejnë mjekët familjarë (VIDEO)

NULL NULL
nga Arbreshë Uka 06.09.2023 20:45

Me 30 qershor të këtij viti, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare e mbylli njësinë e mjekësisë së punës, kjo pas pensionimit të specialistit të fundit të këtij profili më 2023.

Koncepti i mjekësisë familjare nuk e përfshin më këtë shërbim, derisa kjo tanimë ka kaluar në kompetencat e mjekësisë familjare, raporton Klan Kosova.

Për dallim nga e kaluara, ku mjekësia e punës funksiononte vetëm në QKMF, të punësuarit tani e tutje shenjat e tyre dhe raportet e pushimeve mjekësore mund t’i marrin tek mjeku i lagjes, pra në çdo lagje ku ka mjekë.

Në fakt, mjekësia e punës hyn në nivelin terciar dhe jo primar. E tillë është Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës në Gjakovë, teksa edhe numri i specializantëve në këtë lëmi është i ulët.

lajme të ngjashme