Zhduket një familje në Drenas NULL NULL 01.09.2023 11:09 01.09.2023 11:09 Një familje është zhdukur në Drenas gjatë ditës së djeshme. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rastin e ka raportuar vëllai i njërit prej të zhdukurve. Ai ka deklaruar se vëllai i tij që jeton jashtë vendit, dhe derisa ishte në Kosovë me familjen e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tyre. Rasti është duke u hetuar, transmeton Klankosova.tv.