Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Anëtarë të ushtrisë së Gabonit janë futur në një studio televizive

NULL NULL
30.08.2023 07:53

Anëtarë të ushtrisë së Gabonit janë futur në një studio televizive dhe kanë thënë që e kanë marrë pushtetin, duke i anuluar rezultatet e zgjedhjeve të së shtunës ku Ali Bongo u deklarua fitues.

“Ne kemi vendosur që ta mbrojmë paqen duke i dhënë fund regjimit aktual”, thotë njëri prej ushtarëve në kanalin Gabon 24.

Bongoja kishte ardhur në pushtet më 2009, pas vdekjes së të atit të tij, Omarit.

Largimi i tij do t’i jepte fund pushtetit 53-vjecar të familjes së tij në Gabon.

 

lajme të ngjashme