Katër persona rrihen mes veti, një lëndohet e dy të tjerë arrestohen NULL NULL 21.08.2023 09:43 21.08.2023 09:43 Foto ilustruese Katër persona janë rrahur dje mes veti në fshatin Bllacë të Suharekës. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se njëri nga të dyshuarit është lënduar dhe ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë arrestuar dy nga të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.