I kanosi familjarët e tij, derisa ishte duke u arrestuar e sulmoi zyrtarin policor NULL NULL 21.08.2023 09:40 21.08.2023 09:40 Policia e Kosoves Një person është arrestuar dje në Ferizaj pasi i ka kanosur disa persona të familjes së tij. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se po ashtu gjatë intervenimit i njëjti e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor, i cili ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Klankosova.tv