Ferizaj, u lëndua pasi e ndezi aksidentalisht bombolën e gazit NULL NULL 21.08.2023 09:33 21.08.2023 09:33 Një person është lënduar në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj pasi ka thënë se nga pakujdesia ka ndezur bombolën e gazit dhe si pasojë është zgjeruar flaka. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se njësitë relevante policore, KEDS-it dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Lëndime trupore ka pësuar viktima dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Rasti në procedurë hetimore. /Klankosova.tv