Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vrasja në Klinë: Një muaj paraburgim për Tush Frrokun

NULL NULL
16.08.2023 21:04
Klina
Klina

Prokuroria Themelore e Pejës ia ka caktuar 30 ditë paraburgim Tush Frrokut, të dyshuar për vrasje.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Shkodran Nikçi, zëdhënës i kësaj prokurorie.

Tush Frroku, më 7 gusht dyshohet se e ka vrarë mikun e tij (vëllain e gruas), Anton Prelën.

Frroku për disa ditë ishte në arrati deri të martën kur edhe u dorëzua në polici.

Ai dyshohet për katër vepra penale “Vrasja e rëndë”, ”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Shtrëngimi” dhe “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”.

lajme të ngjashme