Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dështon të zgjidhet rektori i ri i Universitetit të Gjakovës

NULL NULL
16.08.2023 16:43

Ka dështuar të zgjidhet rektori i ri i Universiteti të Gjakovës “Fehmi Agani”.

Kjo pasi asnjë nga kandidatët nuk i ka arritur votat e mjaftueshme, raporton gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Bellagoshi.

Konkursi do të rihapet, transmeton Klankosova.tv.

Kandidatët që ishin në garë për ta marrë drejtimin e Universitetit të Gjakovës janë: Drilon Bunjaku, Haxhi Kamberi, Kimete Canaj dhe Rifat Morina.

lajme të ngjashme