Mitrovicë: Një person vdes pasi bie nga kati i tretë i shtëpisë NULL NULL 15.08.2023 17:10 15.08.2023 17:10 Një person i moshës 52-vjeçare ka vdekur pasi ka rënë nga kati i tretë i shtëpisë. Rasti ka ndodhur në Mitrovicë në rrugën “Ismail Loshi”. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti. Zahiti tha se ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje. Ai theksoi se policia ka nisur hetimet.