Operacioni “Goditja” në Gjilan, policia arreston 13 persona dhe konfiskon 4 armë NULL NULL 12.08.2023 09:50 12.08.2023 09:50 Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit, ka vazhduar me aksionin “Goditja”, me qëllim të shtimit të masave të sigurisë, respektivisht ruajtjen e rendit e qetësisë publike. Sipas njoftimit që ka lëshuar policia, qëllimi kryesor i kësaj fushate është të reduktojë rreziqet dhe tensionet që shkaktohen nga armëmbajtja pa leje dhe të ndihmojë në forcimin e rendit dhe sigurisë publike. Me këtë rast, brenda tre ditësh, policia ka arrestuar 13 persona dhe ka konfiskuar katër armë. “Bazuar në të dhënat dhe raportet tonë mbi zbatimin e planit operativ ,,Goditja 2023’’ që nga data 08.08.2023 deri me datën 11.08.2023 janë kontrolluar njëzet e pesë (25) lokale, janë kontrolluar njëmijë e gjashtëqind e katërdhjetë e nëntë (1649) automjete, legjitimuar njëmijë e nëntëqind e pesëdhjetë e pesë (1955) persona, konfiskuar katër (4) armë dhe arrestuar e dërguar në mbajtje trembëdhjetë (13) persona”, thuhet në njoftim. Këto aksione të policisë janë duke u zhvilluar pothuajse në të gjitha qytetet e Kosovës.