Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rodriguez dorëzohet ndaj Kraft, ky i fundit nuk i kursen fjalët: S’koka për boks kundërshtari

NULL NULL
05.08.2023 23:40

Ka përfunduar edhe meçi i gjashtë i natës së madhe të boksit në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku boksierët shqiptarë nuk po ndalen së fituari.

Kësaj radhe, fitorja i takoi boksierit me prejardhje nga Strellci i Kosovës, James Kraft, i cili e mposhti boksierin nga Venezuela, Juan Rodriguez.

Kraft shënoi fitore pasi që Rodriguez u dorëzua dhe nuk mundi ta vazhdonte më meçin si pasojë e një lëndimi.

“S’koka për boks ky kundërshtari, s’paska zemer, me pas dit që nuk e vazhdon nuk kisha boksu hiq”, tha Kraft. /KosovaPress/

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.