Influencerja vegane, Zhanna Samsonova, vdiq nga uria dhe rraskapitja NULL NULL 01.08.2023 13:10 01.08.2023 13:10 Influencerja vegane, Zhanna Samsonova, thuhet të ketë vdekur nga uria dhe rraskapitja. Sipas miqve dhe familjes së saj, ajo i kishte mbijetuar më parë një diete me fruta ekzotike në Malajzi, përcjell klankosova.tv. Samsonova ishte 39 vjeçe. Shtetasja ruse – e cila shpesh promovonte ushqime të papërpunuara në mediat sociale ku ishte e njohur për miliona shikuesit e saj në TikTok, Facebook dhe Instagram si Zhanna D’Art – thuhet se vdiq më 21 korrik pasi më në fund kërkoi trajtim mjekësor gjatë një turneu në Azinë Juglindore. “Disa muaj më parë, në Sri Lanka, ajo dukej tashmë e rraskapitur, me këmbët e fryra që rrjedhin limfë”, tha një mik i paidentifikuar për Neësflash. “Ata e dërguan në shtëpi për të kërkuar trajtim. Megjithatë, ajo iku përsëri. Kur e pashë në Phuket, u tmerrova”. Shoqja e saj shtoi: ”Unë jetoja një kat mbi të dhe çdo ditë kisha frikë të gjeja trupin e saj të pajetë në mëngjes. E binda që të kërkonte trajtim, por ajo nuk ia doli”. Nëna e Samsonova ia atribuoi vdekjen e vajzës së saj “infeksionit të ngjashëm me kolerën”. Megjithatë, shkaku zyrtar i vdekjes së saj nuk është bërë i ditur. Një përkrahëse e ushqimeve barngrënëse të papjekura, vendasja e Kasanit pohoi se ajo hëngri një “dietë vegane plotësisht të papërpunuar” për katër vitet e fundit, duke konsumuar vetëm “fruta, filiza të farave të lulediellit, smoothie frutash dhe lëngje”.