Aksident i rëndë në Istog, ka shumë të lënduar NULL NULL 31.07.2023 22:42 31.07.2023 22:42 Foto ilustruese Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sontme rreth orës 21:40 në fshatin Dobrushë të Istogut. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës. “Në aksident janë të përfshira dy automjete dhe një traktor bujqësor. Ka shumë të lënduar, për momentin nuk mund ta them numrin e saktë”, tha Gashi. Ai theksoi se policia janë në vendin e ngjarjes. Gashi shtoi se lidhur me rastin do të ofrojë me kohë edhe informacione shtesë.