Klinë: Aksident mes veturës dhe autobusit, gjashtë të lënduar NULL NULL 31.07.2023 16:07 31.07.2023 16:07 aksident trafiku Gjashtë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në Gllarevë të Klinës. Në aksident ishin të përfshirë një autobus dhe një veturë. Lajmi u konfirmua për Klankosova.tv nga Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës. “Të lënduarit janë transportuar për në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë”, tha Gashi. Ai theksoi se në vendin e ngjarjes kanë dal edhe policia dhe po zhvillon hetimet lidhur me rastin, njofton Klankosova.tv